Vdes 47-vjeçarja nga koronavirusi përpara se t’i thoshte lamtumirë fëmijëve të saj

Një nënë e katër fëmijëve në Michigan vdiq nga koronavirusi para se të mund t'i thoshte lamtumirën fëmijëve të saj.

Fun

05/04/2020 23:50

Laneeka Barksdale fillimisht besoi se po vuante një ftohje të zakonshme kur filloi të ndjehej e sëmurë në fillim të marsit, por një kollë e butë u shndërrua në ethe në 102 gradë, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Laneeka u shtrua në spital në 14 mars. Ajo vdiq nëntë ditë më vonë, pa i thënë lamtumirë familjes së saj. Miqtë dhe familja e Laneekas në rrjetet sociale kanë festuar mirësinë e saj dhe trashëgiminë që la pas në komunitet.

Me flokë të gjatë dhe të rrjedhshëm dhe një buzëqeshje që mund të ndriçonte një dhomë, disa miq e quajtën Laneeka mbretëresha e vallëzimit. /Lajmi.net/