Real Madrid pas Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt mund të ndryshojë përsëri skuadrën.

Sport

05/04/2020 15:45

Qendërmbrojtësi i Juventus, De Ligt, ka përfunduar në radarin e skuadrës së madhe spanjolle, Real Madrid.

E përditshmja spanjolle ‘ABC’ shkruan se Mino Raiola po shtynë lojtarin drejt Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi holandez nuk ka kaluar kohën më të mirë të mundshme me Juventus, duke mos treguar konsistencë në paraqitjet e tij, si dhe duke mos pasur minutat maksimale.

De Ligt shihet si zëvendësuesi afatgjatë për Sergio Ramos. /Lajmi.net/