A është e sigurt të marrësh pako dërgesash dhe a duhet të bëni blerje për sende jo thelbësore në internet?
Përshtatja ndaj bllokimit të përkohshëm të jetës do të thotë të heqësh dorë nga shumica e aktiviteteve tona të përditshme.
Fun
“Mundësia e një personi të infektuar që kontaminon mallrat tregtare është e ulët”, thotë Organizata Botërore e Shëndetit, raporton Independent, transmeton lajmi.net.
Ndërsa blerja në internet tashmë është një aspekt domethënës i jetës sonë, ajo ka fituar një rëndësi në rritje gjatë pandemisë së koronavirusit, me shumë njerëz që mbështeten në dërgesat në internet për sende ushqimore, sende shtëpiake dhe sende luksoze.
Organizata Botërore e Shëndetit deklaron se aktualisht nuk është e sigurt se sa kohë koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të ndryshme.
Sipërfaqet që kanë rënë në kontakt me koronavirusin mund të mbeten të kontaminuar për një kohë të shkurtër, OBSH thotë se “gjasat e një personi të infektuar që kontaminon mallra tregtare është e ulët”. /Lajmi.net/