Vjedhte maska dhe sterilizuesh duart nga autoambulanca, burgoset hajduti
Një burrë është burgosur për vjedhje të pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) nga një ambulancë gjatë krizës së koronavirusit në Britaninë e Madhe.
Fun
Mark Manley, 35 vjeç, u burgos për gjashtë muaj nga një vendim i Gjykatës së Croydon Magistrates për vjedhjen e pajisjeve nga një ambulancë dhe sulmimin e një roje të sigurisë, tha Policia Metropolitane.
Ai mësohet se pranoi fajësinë për veprat penale, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Kur hasi në rezistencë nga stafi i sigurisë, policia tha se i dyshuari sulmoi një punonjës të sigurimit dhe e fyu në baza racore një tjetër.
Ai kishte marrë një qese që përmbante PPE nga automjeti, tha policia. /Lajmi.net/