Juventusi gëzon sërish Italinë me veprimin e radhës

Pezullimi i futbollit në kohë të pacaktuar ka ngjallë debat se çfarë do të ndodh me ligat evropiane.

Sport

02/04/2020 11:00

UEFA vazhdon të insistojë se futbolli duhet të vazhdojë me të përfunduar COVID-19, dhe se kampionët duhet të vendosen në fushën e gjelbër.

Por, askush nuk është i sigurt nëse kampionatet mund të vazhdohen me këtë përhapje të koronavirusit.

Shumë tjerë mendojnë se kampionatet duhen të anulohen, por ka edhe të tjerë që thonë se sezoni të përfundojë me renditjet që kanë tani.

Por, një titull në tavolinë ka refuzuar të marrë Juventusi, që prinë në Serie A me kampionatin e pezulluar.

“Ne nuk do të fitojmë titullin në tavolinë”, kanë deklaruar nga skuadra e Juventus, raportojnë mediet në Itali, përcjell lajmi.net.

Klubi më i mirë italian ka njoftuar se titullin e nëntë me radhë dhe të 36-shtin në përgjithësi, duan ta fitojnë kur të plotësohen kushtet për lojë, dhe jo me një dekret të miratuar në zyre.

Juventus kështu kënaqi edhe një herë Italinë në kohën e koronës. Ata një gjë të mirë kanë bërë edhe javën e kaluar, kur lojtarët hoqën dorë nga pagat e tyre deri në fund të sezonit, shkaku i krizës së madhe./Lajmi.net/