Bëhet virale vallëzimi i babait me djemtë e tij si pjesë e një sfide në TikTok
Një baba është bërë një yll viral pasi tregoi lëvizjet e vallëzimit me djemtë e tij, si pjesë e një sfide të re TikTok, dhe ai nuk është i vetmi prind që bashkohet në karantinë në shtëpi.
Fun
Colin dhe Dylan McFarland në TikTok regjistruan babanë e tyre Dan duke bërë një vallëzim koreografik me ta, si pjesë e sfidës popullore, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.
Familja nga Louisville, bëri një video aq mbresëlënëse saqë është parë më shumë se nëntë milion herë në TikTok, duke e kthyer Danin në një hero karantine.

Klipi fillon pasi Dan duket i mahnitshëm ndërsa shikon një video të sfidës virale të aktorit Tommy Bracco ku shfaqet babai i tij.
Klipi përfundon me Colin dhe Dylan duke ngritur në mënyrë dramatike babanë e tyre në ajër për një finale të paharrueshme. /Lajmi.net/