Koronavirusi: Dhjetëra elefantë të përdorur për transportimin e turistëve ‘u çliruan’ për shkak të pandemisë

Ndërsa shpërthimi i koronavirusit vazhdon të përfshijë globin, ngadalësimi në jetë ka sjellë një formë lehtësie për dhjetëra elefantë në Tajlandën veriore.

Fun

28/03/2020 10:28

Në Kampin e Elefantëve Maesa në Chiang Mai, turizmi është shkatërruar nga shpërthimi i Covid-19, i cili ka detyruar biznese të tilla të mbyllin dyert e tyre për të gjithë vizitorët, raporton “Independent”, transmeton lajmi.net.

Kampi gjithashtu ka njoftuar se nuk ka ndërmend t’i bëjë 78 elefantët e tij të veshin karrocat e rënda pasi të rihapet biznesi.

Përkundrazi, kafshët do të lejohen të bredhin lirshëm në fushat e kampit, ku vizitorët mund t’i vëzhgojnë ato.

Me pezullimin e të gjithë biznesit tani dhe pa të ardhura nga turistët, pronarët e kampit janë vendosur të mbajnë shpenzimet mujore për t’u kujdesur për elefantët. /Lajmi.net/