Edhe një ish-president i Real Madrid preket nga koronavirusi
Tjetër ish-president i skuadrës së Real Madrid është infektuar me Covid 19.
Sport
Pas të ndjerit Lorenzo Sanz, është Fernando Martin ish presidenti tjetër i Real Madrid që po përballet me virusin korona, transmeton lajmi.net.
Martin është i shtrirë në intensivë, në spitalin Puerta de Hierro, në Madrid.
72 vjeçari ishte president i skuadrës së Real Madrid, para se Florentino Perez t’i jepte fund mandatit të tij.
Shpresojmë që Martin të ketë fat më të mirë sesa ish presidenti tjetër që ishte prekur me Covid19. /Lajmi.net/