Ylli i Realit kërcënohet se do të arrestohet nëse nuk qëndron në vetizolim
Dalja nga karantina për të udhëtuar drejt Serbisë, i ka sjellë shumë telashe sulmuesit të Real Madrid, Luka Joviç.
Sport
Real Madrid gjatë javës së kaluar kishte mbyllur në vetizolim të gjithë lojtarët, shkaku i daljes pozitiv në testet për koronavirus të një basketbollisti të Real Madridit, i cili kishte pasur kontakte edhe me futbollistët.
Joviç me një leje speciale nga Real Madrid, ka udhëtuar drejt Serbisë për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, ku pastaj janë parë edhe duke u argëtuar jashtë.
Kjo ka detyruar krerët e shtetit serb që të kërcënojnë me arrestim sulmuesin e Real Madridit nëse nuk respekton vetizolimin.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka paralajmëruar Joviçin dhe futbollistin tjetër Nikolla Ninkoviç, se mund të arrestohen për mos respektim të karantinës.
“Nëse njëri prej tyre del jashtë, do të arrestohen. Ata janë milionerë dhe mendojnë se mund të bëjnë gjithçka, por unë do t’u bëj të qartë se jeta e njerëzve tanë vlen më shumë”, ka deklaruar Vuçiq./Lajmi.net/