Katër skenarët e mundshëm për ta përfunduar stinorin në La Liga
Vazhdimi i La Ligas spanjolle është në dyshim për shkak të përhapjes së koronavirusit në Spanjë.
Sport
Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i ligës Javier Tebas të dielën në një intervistë për “Cadena Cope”, ndonëse ai ka shprehur bindjen se stinori mund të përfundohet.
Gazeta “AS” ka dal me katër skenarë të mundshëm se si do të vendoset stinori i La Ligas.
Skenari i parë është që të luhen gjitha ndeshjet, gjë që Tebas ka shprehur optimizmin se mund të ndodhë nëse vendoset shtyrja e Evropianit 2020.
Skenari i dytë është të mos vazhdohet stinori dhe të mos shpallet një kampion. Skenari i tretë është që të mbyllet stinori me 27 xhiro të zhvilluara dhe Barcelona të shpallet kampione.
Skenari i katërt është që kampion të shpallet pas 19 xhirove, ku sërish Barcelona do të dal kampione.