Pezullimi përgjithshëm i sezonit në La Liga ‘trondit’ klubet
Pezullimi i përgjithshëm i sezonit në La Liga do të ishte një katastrofë e madhe financiare për klubet.
Sport
La Liga ka vendosur që të pezullojë sezonin për dy xhirot e ardhshme, shkaku i përhapjes së madhe të koronavirusit nëpër Evropë.
Një vendim i përgjithshëm për pezullimin e ligës deri në fund të sezonit, do t’u sillte klubeve në Spanjë një humbje prej 678 milionë euro.
Klubet nga të drejtat televizive fitojnë 549 milionë euro, 88 milionë tjera vijnë nga abonimet, dhe 41.4 shtesë nga reklamat.
Pezullimi i përgjithshëm i sezonit, raportohet se do t’i sillte dëme edhe ekonomisë së Spanjës, që arkëton të hyra të mëdha nga futbolli./Lajmi.net/