Uebfaqja pornografike ua mundëson italianëve t’i shikojnë të gjitha përmbajtjet falas
Pornhub po ofron akses falas në shërbimin premium për njerëzit që jetojnë në Itali deri më 3 prill.
Auto & Tek
Në një njoftim për shtyp të ndarë të enjten, faqja zbuloi se do të dhurojë të ardhura nga platforma Modelhub pasi vendi evropian zbatoi një bllokim mbarëkombëtar për shkak të përhapjes së koronavirusit, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
“Forza Italia, Ne të duam! PornHub ka vendosur të dhurojë të ardhurat e saj në përqindje nga platforma ModelHub nga marsi për të ndihmuar Italinë gjatë periudhës së karantinimit”, thuhej në njoftim.
“Për t’ju ndihmuar gjatë këtyre javëve ata që po qëndrojnë në shtëpi, për tërë muaj ju mund të hyni falas në PornHub Premium pa pasur nevojë të përdorni kartelën bankare”, shtoi faqja pornografike.
Filluar në vitin 2007, platforma – e cila aktualisht është faqja më e madhe në botë porno – u përdor 42 miliardë herë vitin e kaluar dhe mburret me 115 milionë vizitorë të përditshëm.
Italia u rendit e shtata në 20 vendet me frekuentueshmëri të lartë në vitin 2019. /Lajmi.net/