ZYRTARE: Real Madridi përfundon në karantinë

Real Madrid ka konfirmuar se dy klubet e saj respektive, ai i futbollit dhe i basketbollit, kanë përfunduar në karantinë.

Sport

12/03/2020 12:25

Kjo pasi një basketbollist ka dalë pozitiv në testet për koronavirus. Të dy skuadrat stërviten në ambiente të njëjta në Madrid, përcjell lajmi.net.

”Real Madrid C. F. raporton se një lojtar nga ekipi ynë i parë i basketbollit ka dalë pozitiv pas testimit për koronavirusin COVID-19”.

”Që atëherë, rekomandimi është bërë që të karantinohen si skuadra e parë e basketbollit, ashtu edhe skuadra e parë e futbollit, duke pasur parasysh që të dy skuadrat ndajnë vendin në Ciudad Real Madrid”.

”Po kështu, është vendosur që të mbyllin ambientet e qytetit tonë sportiv dhe gjithashtu rekomandohet që të gjithë personeli i Real Madrid që ofrojnë shërbimet e tyre në Real Madrid City të mbetet në karantinë”.

”Ndeshjet që ishin caktuar për sot dhe nesër, që korrespondojnë me basketbollin e Euroligës dhe futbollin LaLiga, nuk do të luhen”, thuhet në reagimin e klubit spanjoll. /Lajmi.net/