Ylli i huazuar te Dortmund: Nëse më do Real Madrid, unë do të kthehem
I huazuari i Borussia Dortmund, Achraf Hakimi tha se do të kthehet në Real Madrid nëse gjigantët e La Ligës dëshirojnë që ai të kthehet në fund të sezonit.
Sport
Achraf nënshkroi një marrëveshje të huazimit dy sezonale me Dortmundin në vitin 2018 dhe mbrojtësi i Marokut ka shkëlqyer me ekipin gjerman.
21-vjeçari është i destinuar të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit, por jo domosdoshmërisht për një rikthim në ‘Santiago Bernabeu’, transmeton lajmi.net.
“Real Madridi është klubi që unë e quaj shtëpi”, ka thënë Achraf, i cili ka shënuar 10 gola gjatë kohës së tij me Dortmundin. “Kam shijuar vërtet shumë atje dhe kam luajtur shumë ndeshje atje”.
“Nëse Reali dëshiron që unë të kthehem, do të kthehem. Dhe nëse jo, do të duhet të shkruaj kapitullin tjetër në një klub tjetër të shkëlqyer”. /Lajmi.net/