Chelsea demolon Evertonin në ‘Stamford Bridge’, Broja debuton me Blutë

Rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘Stamford Bridge’ ka dalur të jetë tejet zhgënjyes.

Sport

08/03/2020 16:49

Kjo pasi skuadra e tij Everton u mposht bindshëm 4:0 nga ish-ekipi i tij Chelsea, që ishin në formë të jashtëzakonshme për 90 minuta.

Mason Mount (14’) konfirmoi që Blutë do të jenë të pandalshëm këtë takim duke shënuar për 1:0, para se Pedro (21’) të dyfishonte gjithçka.

Në fillimin e pjesës së dytë erdhën edhe dy gola, nga Willian (51’) dhe Giroud (54’) që dolën të jenë edhe golat e fundit këtë ndeshje – pavarësisht rastëve të shumta.

Këtë sfidë, sulmuesi shqiptar Armando Broja debutoi për herë të parë me fanellën e parë të Chelseat – duke u inkuadruar në minutën e 86′.

Mysafirët nuk ishin aspak në elementin e tyre, duke mos rrezikuar pothuajse asnjëherë portën e Kepa Arrizabalaga.

Chelsea tani pozicionohet në vendin e katërt me 48 pikë, kurse Everton në vendin e 12 tubon 37 pikë. /Lajmi.net/