Alarm në Han të Elezit – AUV inspekton lokalin ku dyshohet se u helmuan dhjetëra persona, merr mostra nga produktet

Një rast shqetësues është raportuar në Han të Elezit, ku dhjetëra qytetarë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi pasi kanë konsumuar produkte në një lokal fast-food. Pas raportimit të rastit, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle në lokalin ku dyshohet se ndodhi helmimi, raporton lajmi.net…

Lajme

15/07/2026 17:52

Një rast shqetësues është raportuar në Han të Elezit, ku dhjetëra qytetarë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi pasi kanë konsumuar produkte në një lokal fast-food.

Pas raportimit të rastit, inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer kontrolle në lokalin ku dyshohet se ndodhi helmimi, raporton lajmi.net

Gjatë inspektimit janë marrë mostra të të gjitha produkteve ushqimore për analiza laboratorike.

Rezultatet e këtyre analizave pritet të përcaktojnë shkakun e dyshuar të helmimit dhe do të shërbejnë si bazë për ndërmarrjen e masave përkatëse nga autoritetet./Lajmi.net/