De Ligt tregon pse zgjodhi Juventusin përpara Barcelonës

Matthijs de Ligt ka zbuluar se atë e ka magjepsur futbolli italian për të kaluar te Juventus përpara një kalimi në Spanjë apo Francë.

Sport

05/03/2020 18:40

Pas disa muajsh spekulime, 19-vjeçari më në fund finalizoi marrëveshjen me kampionët e Serie A për 75 milionë euro.

U tha se PSG dhe Barcelona ishin dy ekipet më të afërta për të nënshkruar me lojtarin, por në fundi ai zgjodhi Torinon, transmeton lajmi.net.

“Unë kisha oferta verën e kaluar nga Juventus, PSG dhe Barcelona, kështu që studiova opsione të ndryshme dhe në fund të ditës përfundova që mund të rritem më shpejt në Juve”.

“Ata kanë një stil të veçantë dhe unë e dija që të jem këtu do të më bënte një lojtar më të kompletuar”. /Lajmi.net/