Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësa sekret
Tërë internet kontrollohet nga shtatë çelësa fizik.
Auto & Tek
James Ball, nga prestigjiozja ‘The Guardian’, së fundmi është lejuar të vëzhgojë ritualin me siguri të lartë, të njohur si ceremonia e çelësit, transmeton Telegrafi.
Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie janë pjesë e një organizate të quajtur “Internet Corporation for Assigned Names an Numbers (ICANN)”.
ICANN është përgjegjës për caktimin e adresave numerike të interneti në ueb sajte dhe kompjuterë, si dhe është përgjegjëse për përkthimin e atyre adresave numerike në ueb adresa normale të cilat njerëzit i shtypin në shfletuesit e tyre.
Nëse një person e fiton kontrollin e databazës së ICANN-it, ai person e kontrollon tërë internetin. P.sh., ai person mundet t’i dërgojë njerëzit në ueb sajte të rrejshme të bankave.
Në anën tjetër, nëse një fatkeqësi do të ndodhte, databaza e ICANN-it mund të ketë nevojë të rindërtohet.
Prandaj, ICANN ka shpikur një mënyrë, përmes së cilës nuk i jep kontroll të madh asnjë personi. Organizata ka zgjedhur shtatë njerëz si mbajtës të çelësit dhe çdo njëri e posedon nga një çelës të internetit. Gjithashtu, organizata i ka zgjedhur edhe shtatë njerëz tjerë si mbajtës të çelësit: gjithsej 14 njerëz.
Këta çelës fizik mund të zhbllokojnë kuti të ndryshme të depozitave anë e mbanë botës, dhe brenda atyre depozitave gjenden kartat e mençura të çelësit. Bashkoi të gjitha shtatë kartat dhe do ta keni ‘çelësin master’.