Probleme te Chelsea, Willian refuzon kontratën e re
Anësori i Chelseat Willian ka refuzuar ofertën e fundit për zgjatjen e kontratës dy-vjeçare, pasi ai dëshiron tre sosh.
Sport
Braziliani, i cili ka qenë në klub që nga viti 2013, është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe tashmë është i lirë të flasë me klube të tjera.
Tani, anësori ka kundërshtuar ofertën e fundit të Chelsea dhe ka pasur qasje nga klubet e Premierligës, sipas të përditshmes braziliane UOL, përcjell lajmi.net.
Këtë e ka pranuar edhe vet 31-vjeçari në një intervistë më herët, i cili thotë se Blutë nuk do ta ndryshojnë kërkesën e tyre.
Pas shtatë viteve në klub, Willian me gjasë do të largohet nga ‘Stamford Bridge’ këtë verë. /Lajmi.net/