Teknologjia e lartë e enterierit të makinës së BMW, do rivalizojë Tesla-n
Mjafton të shikohet ekrani i dyfishtë, që ndodhet në pjesën e përparme.
Auto & Tek
Javën që vjen, BMW kishte planifikuar ta prezantojë në Geneva Motor Show, Concept i4 me të cilin do të rivalizonte Tesla Model 3, transmeton Telegrafi.
Pa humbur kohë, ky prodhues gjerman është duke e testuar këtë model, që është makina elektrike e ngjashme me BMW 4 Series Gran Coupe.
Deri më tani, kjo makinë është parë disa herë derisa po testohej, por reporterët kanë arritur që t’ia shohin edhe brendinë, derisa shoferi po voziste me dritare të hapur.
Megjithëse enterieri ka ngjashmëri të madhe me 4 Series, niveli i teknologjisë në makinën e re është shumë me i lartë.
Pjesa e përparme është e ngjashme, sikurse te kabina e iNEXT, ndërsa bien në sy ekrani i dyfishtë, si dhe pjesa e ndarë për infoteitmant. Vetëm se timoni është i mbuluar në tërësi, duke mos lejuar të shihen opsionet që janë vendosur në të.