Plani i Barcës për të transferuar Martinezin
Barcelona po përgatitet për transferimin e Lautaro Martinez nga Inter gjatë afatit kalimtar të verës.
Sport
Siç raporton FcInternews, kampionët e La Ligas dëshirojnë të përdorin e kartonin e Arturo Vidal, për të joshur Interin për të lejuar largimin e Martinez drejtz ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
Katalanët janë të gatshëm të hyn në bisedime për Martinez, edhe pse e dinë që i pret një garë e ashpër për lojtarin, me Real Madridin gjithashtu të interesuar.
Martinez po kalon sezonin e parë titullar tek Inter, dhe deri më tani ka arritur të shënojë 11 gola, për të ndihmuar ‘Zikaltërit’ të mbajnë ritmin në garën për titull.
Në anën tjetër, Barcelona e sheh të domosdoshme sjelljen e një emri të madh në fazën e sulmit, kur dihet se Luis Suarezit po i kalon mosha, dhe Ousmane Dembele nuk ofron garanci./Lajmi.net/