Presidenti i Inter i reagon ashpër atij të Serie A: Ju jeni palaço më i madh që kam parë ndonjëherë

Presidenti i Interit Steven Zhang ka nisur një kritikë të ashpër ndaj presidentit të Serie A, Paolo Dal Pino, për trajtimin e tij të krizës së koronavirusit.

Sport

03/03/2020 08:13

Një numër i ndeshjeve në Serie A, duke përfshirë edhe derbin e titullit të Interit me Juventusin, fillimisht ishte caktuar të luhej pas dyerve të mbyllura para se të shtyhej për një afat të pacaktuar.

Tani, takimi mes Interit dhe Juve është vendosur të luhet në mbrëmjen e së hënës, 9 mars, me një raund shtesë të ndeshjeve më 12-14 maj – një vendim që Inter nuk është i kënaqur me të, transmeton lajmi.net.

Zhang shkroi në storjen e tij në Instagram: “Duke luajtur me kalendar dhe duke vendosur shëndetin publik në radhë të dytë. Ti je palaço më i madh dhe i keq që kam parë ndonjëherë”.

”24 orë? 48 orë? 7 ditë? Çka tash? Cili është hapi i juaj i radhës?”

”Dhe tash flet për sportivitet dhe garë të barabartë?”

”Si thua mos t’i mbrojmë trajnerët dhe lojtarët tanë dhe t’i u kerkojmë të luajnë për ty 24/7?

”Po, po flas për ty presidenti i ligës Paolo Dal Pino!”

”Turp për ty!”

”Është koha të ngrihesh dhe të marrësh përgjegjësi! Kjo është çfare bëjmë në vitin 2020!”. /Lajmi.net/