Koronavirusi po vazhdon të mbyllë fabrika të iPhone dhe Samsung
Fabrikat e prodhimit të Samsung dhe Apple janë detyruar të mbyllen në Korenë e Jugut për shkak të përhapjes së koronavirus Covid-19, sipas raportimeve.

Auto & Tek
Prodhimi i telefonave inteligjentë u ndal në fabrikat në Gumi të Koresë së Veriut, të vendosura në një rajon ku janë konfirmuar shumica e rasteve të koronavirusit në vend, transmeton lajmi.net.
Mbyllja e Samsung do të ndikojë në prodhimin e telefonave të fundit të firmës, Galaxy Z Flip dhe Galaxy S20, megjithëse akoma nuk është e qartë nëse data e lansimit do të vonohet.
LG Innotek, e cila furnizon modulet e kamerës për iPhone, tha që do të mbyllë fabrikën e saj në Gumi deri të martën pasi që po dezinfektohet, njoftoi Reuters.
Kjo është hera e dytë në javët e fundit që Samsung po mbyllë fabrika, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës. /Lajmi.net/