Suarez, Barcës: Tentoni transferimin e këtij sulmuesi

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, do të mirëpriste ardhjen e Lautaro Martinez në ‘Camp Nou’.

Sport

29/02/2020 08:50

Emri i yllit të Interit është i lidhur vazhdimisht me Barcelonën muajt e fundit, falë formës së mirë që po kalon, duke luajtur përkrah Romelu Lukakut.

Martinez ka shënuar 16 gola në 30 ndeshje në të gjitha garat, në sezonin e parë si startues në ‘San Siro’.

“Lautaro është shumë i talentuar. Ai është një lojtar që në vitin e tij të dytë po luan në një nivel të shkëlqyeshëm”, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.

“Por lojtarët nuk marrin vendime, unë kam thënë për dy vjet që do të ishte mirë të sillnim një sulmues të ri në mënyrë që ai të fillojë të adaptohet dhe të mësojë kur të largohem”.

Luis Suarez është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Liverpool./Lajmi.net/