Fillon testimi i makinës tërësisht autonome nga Porsche, do të kalojë kohë e konsiderueshme derisa të del në rrugë

Makina po testohet në punëtori dhe nën mbikëqyrje, ndërsa derisa të del në rrugë, pritet të kalojë një kohë e konsiderueshme.

Auto & Tek

28/02/2020 19:38

Tashmë Porsche e ka lansuar makinën e parë tërësisht elektrike që është modeli Taycan, i cili është shumë i pëlqyer, ndërsa inxhinierët janë fokusuar në të ardhmen e automobilizmit që janë makinat autonome.

Deri më tani, janë bërë të ditura disa patenta që përfshihen në këtë makinë, e cila do të ketë ulëse nga plastika e ricikluar, si dhe do të ketë panele kulmi që mund t’i largohen.

Tani është mësuar, se Porsche ka filluar ta testojë në punëtori një makinë tërësisht autonome, ndërsa është në fazat e hershme të testimit, transmeton Telegrafi.

Në pamjet e shpërndara, shihet një shofer që qëndron në ulësen e makinës, që duket se është vetëm kontrollues i makinës që është zgjedhur të jetë një Cayenne.

Ky testim që është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Kopernikus Automotive, megjithatë nuk është gati që të vihet në funksion, ndërsa kjo makinë nuk pritet të del edhe për një kohë pasi duhet të zhvillohet edhe më gjatë.