Gjilani binjakëzohet me Sioux City të SHBA-ve, Lutfi Haziri nënshkruan marrëveshjen
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe kryetari i qytetit të Sioux City të Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bob Scott, kanë sot nënshkruar të mërkurën marrëveshjen e binjakëzimit mes këtyre dy komunave.
Lajme
Përveç kryetarit të qytetit Sioux City, në ceremoninë e organizuar nga ky qytet, të pranishëm ishin edhe ushtarakët, policia e shtetit, zjarrëfikësit dhe të zgjedhurit e popullit, njofton Klan Kosova.
”I dashur kryetar z. Scot, më lejoni t’ju falënderoj shumë për keto takime tona në vendin tuaj Sioux City. Faleminderit, po ashtu, për mbështetjen sot e shumë vite më herët. Njerëzit e kombit tuaj mbështetën kombin tonë në kohë të vuajtjes së luftës dhe kohën e paqes. Faleminderit që e keni mbështetur komunitetin e Gjilanit si dhe komunitetet e ndryshme ne Kosovë, në kultura dhe edukime te ndryshme”, ka thënë kryetari Haziri, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.
”Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe përvojave të tjera profesionale. Në këtë dokument që sot po e nenshkruajmë, pra binjakëzimin e qyteteve tona për bashkëpunim në shumë fusha, e që nënkupton për bashkëpunim të gjeneratave të reja e fermerëve. Gjilani është zonë tipie agroindustriale dhe fermerë të mirë, të cilëve do t’iu dalim në ndihmë”, ka shtuar Haziri.
Ndërkaq, kryetari i Sioux City, Bob Scott, theksoi se marrëveshja e binjakëzimit, përkthehet në bashkëpunim në shumë sektore, për fermerët, të rinjtë dhe në bashkëpunimin e shkëmbimit të studentëve.