Investon 140.000 dollarë në Golf GTI, e shet ‘për një grosh para’
Njihuni me njeriun që shpenzoi 140,000 dollarë në një Golf GTI të vitit 1983.
Auto & Tek
Derisa BMW M8 Competitio Coupe mund të blihet për gjithë këtë shumë parash, disa gjëra thjesht nuk kanë çmim, transmeton lajmi.net.
Dikush do ta pyeste nëse Derek Spratt ishte ‘normal’, por në Amerikë dhe Kanada kjo makinë kishte çmim të lartë kur u shfaq pasi ishte versioni i parë i Golfit, i njohur si “Rabbit VW”.
Spratt e bleu këtë makinë kur ishte student në Ontario dhe ishte ndër të parët në kontinent që drejtoi një Golf GTI, versioni i parë.
Ai ka punuar mbi 12,000 orë në këtë Golf dhe ka investuar rreth 140,000 dollarë.
Vetura ka një motor të tmerrshëm që prodhon 220 kuaj fuqi, por pronari e shiti atë për një shumë simbolike. /Lajmi.net/