Vdes një kryetar bashkie në Shqipëri
Kryetari i Bashkisë, Rrogozhinë, Haxhi Memolla është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 52 vjecare.
Lajme
Memolla ndodhej në qytetin e Peshkopisë për të parë ndjeshjen Korabi-Egnatia.
Burimet thanë se në pushimin e ndeshjes, Memolla është ulur për një kafe me kryebashkiakun e Dibrës dhe aty është ndjerë keq.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Peshkopisë, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat e para, dyshohet se kryebashkiaku i Rrogozhinës ka pësuar infarkt.
Haxhi Memolla ishte zgjedhur kryetar i bashkisë së Rrogozhinës në votime e 30 qershorit dhe përfaqësues i Partisë Socialiste.
Ai zëvendësoi Beqirin Nuredinin i cili drejtoi bashkinë e Rrogozhinës nën logon e PDIU-së për 4 vite.
Ai ka mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri agrare./oranews