Dilemat që po e shoqërojnë Real Madridin pas kthimit të Hazard nga lëndimi

Eden Hazard do të kthehet nga lëndimi këtë vikend kur Real Madridi do të luajë kundër Celta Vigos si nikoqir.

Sport

11/02/2020 14:20

Ndeshja kundër Celtas do të jetë edhe pika kthyese e belgut, përballje në të cilën pritet t’i ketë disa minuta.

Ndërkohë që 28-vjeçari është në dispozicion, për Los Blancos shfaqet një problem i ri: Sa do të përshtatet Hazard me sistemin e tanishëm të lojës që aplikon Zinedine Zidane?

Formacionet 4-3-3 dhe 4-5-1 janë më të aplikuarit nga francezi, dhe që nuk do të paraqisnin problem për ish-lojtarin e Chelseat i cili ka luajtur edhe më herët në këto skema. Mirëpo, konkurrenca për një vend titullari mund të jetë ajo që do ta pengojë futbollistin i cili do ta gjejë e Vinicius Jr, që çdo ditë e më shumë po bën hapa progresiv drejt karrierës së tij, përcjell lajmi.net.

Problem tjetër për ambientimin e belgut ka gjasa të jetë edhe konkurrenca që mund ta ketë me Iscon i cili kundër Osasunës luajti në krah të tij në formacionin 4-3-3.

Skema e së dielës me spanjollin anësor ishte produktive dhe nuk përjashtohet mundësia që ‘’Zizou’’ të startojë prapë në atë mënyrë dhe pse jo, të vazhdojë ta ketë skemë bazë renditjen e tillë.

Mbetet të shihet se si do të komponohet me pjesën tjetër të ekipit ylli i kombëtares belge. Pritshmëritë për të pasi u ble nga Chelsea ishin të mëdha, por lëndimet e shpeshta bën që rendimenti i tij të bie ndjeshëm. /Lajmi.net/