Kroos ofendon shtetin e Meksikës

Toni Kroos ka ndezur polemikë në Meksikë, pasi supozoi se Amazon Prime nuk ishte në dispozicion në vend.

Sport

11/02/2020 09:54

Gjermani ka një dokumentar në lidhje me karrierën e tij e cila transmetohet në atë platformë.

Megjithatë, kur një ndjekës në Twitter e pyeti se kur do të ishte në dispozicion për ta parë në Meksikë, ai supozoi se nuk ishte një nga vendet që mund ta shikonte atë.

“Nuk mendoj se ka Amazon Prime në Meksikë”, shkroi Kroos, përcjell lajmi.net.

Përgjigja solli një numër reagimesh të zemëruara, ndërsa të tjerët vendosën ta përdorin atë si një mundësi për të tallur mesfushorin e Real Madrid me mesazhe në lidhje me fitoren 1-0 të Meksikës ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës 2018.

“Ne ju mposhtëm në Kupën e Botës dhe, po, kemi Amazon Prime”, shkroi një përdorues. Në fakt, ky shërbim ka qenë në dispozicion në Meksikë për gati tre vjet, me një larmi filmash, serialesh dhe dokumentarësh për të zgjedhur nga adhuruesit. /Lajmi.net/