Mourinho ishte prezent në ‘Allianz Arena’, zbulohet arsyeja

Trajneri i Totenhamit Hotspur, Jose Mourinjo ishte i pranishëm sonte në stadiumin e Bayern Munich “Allianz Arena”.

Sport

09/02/2020 23:48

Tekniku portugez u spikat nga kamerat e mediave të huaja, të cilat përhapën menjëherë lajmin se Mourinho ndodhej në “fortesën” e kampionëve të Gjermanisë, të cilët po luanin ndaj RB Leipzig.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se Totenhemi do të përballet pas 10 ditësh me Leipzig në kuadër të raundit 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Duke shfrytëzuar ndërprerjen e parë të dimirit të kampionatit anglez, Mourinho fluturoi drejt Gjermanisë për të parë paraqitjen e kundërshtarit të ardhshëm në Ligën e Kampionëve.