Osmani përkujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e rënies: Ai ra duke mbrojtur Kosovën, ne do ta kujtojmë duke mbrojtur Republikën

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në Banjskë. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka nderuar Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Osmani ka thënë se…

Lajme

24/09/2026 10:47

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në trevjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në Banjskë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka nderuar Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Osmani ka thënë se Bunjaku ra duke mbrojtur Kosovën, ndërsa ka theksuar se kujtimi për të duhet të lidhet me mbrojtjen e Republikës, lirisë dhe sovranitetit.

“Tri vite më parë, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, duke e vulosur me jetën e tij një të vërtetë që brezat tanë e kanë mbrojtur me sakrificë: kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm dhe liria e Kosovës është e shenjtë”, ka shkruar Osmani.

“Ai ra duke mbrojtur Kosovën. Ne do ta kujtojmë duke mbrojtur atë që ai la pas: Republikën, lirinë dhe sovranitetin tonë”, ka shtuar ajo.

Në fund të postimit, Osmani i ka bërë homazh policit të vrarë në krye të detyrës.

“Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ish-Presidentja. /Lajmi.net/