Lautaro po iu reziston të gjitha ofertave – argjentinasi në pritje për Barcelonën

Lautaro Martinez është një nga lojtarët me vëmendjen më të madhe tek Inter.

Sport

07/02/2020 18:30

Ylli argjentinas ka bërë paraqitje fenomenale me skuadrën ‘Zikaltër’ në Serie A, duke tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat gjigante evropiane.

Klauzola me vlerë 111 milionë euro nuk i ka penguar skuadra si Man City, Chelsea e Real Madrid që të interesohen për lojtarin. Megjithatë ky i fundit duket se ka ndarë mendjen.

‘Calciomercato’ bën të ditur se Martinez po iu reziston të gjitha ofertave, pasi dëshiron kalimin te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Besohet se lojtari ka një dëshirë të madhe për të luajtur krahë yllit argjentinas të Barcës, Lionel Messi.

Mbetet të shihet nëse skuadra katalane do të jetë e gatshme të oforjë shumën e kërkuar nga skuadra e Inter, për kartonin e Lautaro Martinez. /Lajmi.net/