Miliarderi befason kamarieren, i lë një bakshish – kur ajo e pa, tha se filloi të dridhej

Pasi pa një “sfidë të bakshishit” në Facebook, miliarderi i zonës së Bostonit, Ernie Boch, vendosi ta çojë atë në nivelin tjetër.

Fun

06/02/2020 23:26

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Boch vendosi të linte një bakshish prej 5000 dollarësh pas një vakti prej 157 dollarësh në një restorant deti në plazh, në Salisbury, Massachusetts.

“Kamerierët dhe kamarieret, ata janë njerëz kaq të mirë”, ka thënë Boch për CBS Boston.

Jennifer Navaria, kamerierja që mori bakshishin, shkroi në Facebook se bujaria e Boch bëri “që ajo të pëlqente punën e saj edhe më shumë”.

https://www.facebook.com/jenniferdelninno.navaria/posts/10221827651102721