Juventus synon transferimin e Casemiro

Skuadra kampione e Serie A, Juventus, është duke synuar një transferim të madh në fund të sezonit.

Sport

06/02/2020 19:53

Juventus është duke synuar transferimin e yllit të Real Madrid, Casemiro, të cilin e shohin si zëvendësues të Blaise Matuidi.

Matuidi pritet të largohet nga Juventus në fund të sezonit, dhe gjiganti i Serie A tashmë po mendon për emrin zëvendësues.

‘Calciomercato’ ka emëruar edhe Casemiron në listën e dëshirave të Juventus, anash emrit të yllit të Napolit, Allan.

Mbetet të shihet nëse ‘Biankoneri’ do të arrijnë të transferojnë njërin nga dy yjet, ose nëse do ta bindin Matuidin për vazhdimin e kontratës. /Lajmi.net/