Luani i frikësuar hip në dru, e ndoqën mbi 100 buaj
Një luan i frikësuar është fotografuar duke qëndruar në një dru të gjatë, në përpjekje për të shpëtuar nga një tufë buajsh.
Fun
Luani, i cili njihet si “mbret i xhunglës”, u ngjit në një dru të llojit Akacia në Parkun kombëtar Nakuru të Kenias, transmeton lajmi.net.
Ndonëse luani nuk mundi të ngjitej në lartësi të madhe, ngase rrëshqiste poshtë nga pasha e rëndë, kopeja e buajve e humbi interesimin për ta kërcënuar më tutje kafshën.
Në këtë mënyrë, luani më vonë zbriti në tokë dhe u largua pa u dëmtuar. /Lajmi.net/
