Plani i Real Madrid për të nënshkruar me Mbappe

Blerja e Kylian Mbappe mbetet një objektiv për bordin e Real Madridit, por është një objektiv afatgjatë dhe aktualisht është parashikuar për vitin 2021.

Sport

04/02/2020 09:03

Florentino Perez ka dalë me një plan për të nënshkruar me Mbappe në verën e vitit 2021, kur i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij.

Sipas AS, presidenti i Real Madridit do të përpiqet të përsërisë të njëjtat taktika që ai përdori për të joshur Eden Hazard nga Chelsea, përcjell lajmi.net.

Perez priti derisa Hazard i kishin ngelur rreth 12 muaj në kontratën e tij përpara se të bindte Blutë për të fituar para në vend se të humbisnin falas lojtarin.

Kontrata e tanishme e Mbappe shkon deri në vitin 2022 dhe, nëse Real Madrid pret deri në verën e vitit 2021 përpara se të bëjnë lëvizjen e tyre, PSG do të kërkojë ende rreth 150 milionë euro të paktën. Në krahasim me koston e nënshkrimit të tij më parë, megjithatë, kjo tarifë do të ishte mjaft e arsyeshme. /Lajmi.net/