Reagimet e Facebook së shpejti edhe në mesazhet e Instagram

Së shpejti do të jeni në gjendje të reagoni ndaj Mesazheve Direkte (DM) në Instagram.

Auto & Tek

03/02/2020 17:49

Inxhinierja e famshme Jane Manchun Wong ka arritur të bëjë reagime të reja DM në profilin e saj, gjë që mund të jetë shumë shpejt pjesë e rrjetit social ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

Sipas Jane, tipari ‘Reactions for DM’ aktualisht është duke u testuar nga kompania nën pronësi të Instagram, ‘Facebook’.

Për më tepër, në ‘cicërimën’ e saj në Twitter thuhet që Menaxheri i Teknikës  të Facebook-ut, Alexandru Voica ka konfirmuar ekzistencën e veçorisë në fjalë.

Kompania thuhet se po punon në reagimet e DM që nga fundi i tetorit të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

https://twitter.com/wongmjane/status/1223010949776297990