Neymar i nevrikosur me kartonin e verdhë: Dua vetëm të luaj futboll
Ylli i Paris Saint Germain, Neymar JR, ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të gjyqtarit, për ta ndëshkuar atë me karton të verdhë.
Sport
Neymar provoi një trik interesant në ndeshjen kundër Montpellier, por gjërat nuk shkuan siç pritej nga braziliani.
Gjyqtari konsideroi si provokim veprimin e Neymar dhe vendosi ta ndëshkonte me kartonin e verdhë, kurse pas ndeshjes, Neymar ka folur disa fjalë lidhur me këtë ndodhi.
“Unë vetëm luaj futboll dhe ai më jep mua karton të verdhë” ka thënë Neymar, i befasuar dhe nervozuar, transmeton lajmi.net.
Reagime për vendimin e gjyqtarit ka pasur edhe në rrjetet sociale, ku shumë tifozë të futbollit kanë komentuar se këso vendime prishin dhe varfërojnë gjyqtarin. /Lajmi.net/