Mënyra më e mirë për të pastruar tualetin
Një nënë austarliane na befasoi me idenë e saj për të pastruar tualetin.
Fun
Zakonisht prindërit mund ta kuptojnë këtë situatë. Fëmijët janë ata që në të shumtën e rasteve shkaktojnë rrëmujë në shtëpi dhe tualet.
Një nënë nga Australia ka gjetur një ide fantastike për të pastruar tualetin me shkumën e rrojës, raporton “7news”, transmeton lajmi.net.
E gjitha që duhet të bëni është të shpërndani shkumën rreth tualetit duke e lënë të qëndrojë 10 deri në 30 minuta, më pas pastrojeni me ujë të nxehtë.
Përveç pastërtisë shkuma e rrojës lëshon edhe një aromë të mirë në tualet. /Lajmi.net/