Zbulohet sekreti i recetës së ‘espresso’-s më të mirë
Më pak kafe dhe më pak e imët, e përgatitur me më pak ujë. Kjo është receta ideale për të pasur 'espresso'-n më të mirë.
Lifestyle
Kjo formulë është botuar në revistën ”Matter” nga një grup prej 10 kimistësh dhe matematikanësh nga pesë vende, të udhëhequr nga Jamie Foster nga Universiteti britanik i Portsmuthit, transmeton lajmi.net.
Pika fillestare e studimit është se edhe nëse bëhet në të njëjtën mënyrë, kafeja ‘espresso’ ndryshon shijen.
Pasi analizuan disa ndryshime siç janë madhësia e kokrrave, presioni i ujit, rrjedha e daljes, sasia e kafesë dhe energjia e nxjerrjes, ata gjetën modelin matematikor që lejon zvogëlimin me 25% të sasisë së kafesë.
“Një espresso e mirë mund të bëhet në shumë mënyra, por me këtë studim ne mendojmë se kafeja merr shijen ideale”, potencon Hendon, një nga autorët e studimit. /Lajmi.net/