Atletico Madrid në pritje – po përgatit ofertën e dytë për Cavani

Atletico Madrid duket se nuk do të heq dorë nga Edinson Cavani, deri në fund të merkatos.

Sport

27/01/2020 20:30

Sulmuesi i Paris Saint Germain duket se do të largohet nga Ligue 1, për të shkuar në drejtim të kampionatit elitar të futbollit spanjoll.

Atletico Madrid është skuadra që ka shfaqur interesim për lojtarin, por akoma nuk ka diçka konkrete.

‘RMC Sport’ shkruan se Atletico nuk kanë bërë akoma ofertën e dytë për yllin e PSG, transmeton lajmi.net.

Gjiganti spanjoll ka parë një ofertë të reefuzuar, përkundër spekulimeve se lojtari dëshiron transferimin.

Klubi tashmë po pret që të nis ofertën e dytë, duke shpresuar që të finalizojë marrëveshjen në ditët e fundit të merkatos. /Lajmi.net/