Edhe një largim i madh nga Juventus

Emre Can do të largohet nga Juventus.

Sport

23/01/2020 14:42

Aventura e Emre Can në Juventus do të përfundojë.

Mesfushori gjerman do të largohet nga Torino në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, raporton Romeo Agresti nga Goal Italia, transmeton lajmi.net.

Can është duke luajtur gjithnjë e më pak në formacionin e trajnerit Maurizio Sarri.

Andaj, ai tashmë ka filluar kontaktet me klubin e Borussia Dortmund në Bundesligë.

Juventus nuk do ta kundërshtojë largimin e tij dhe është në pritje të ofertës së parë nga Dortmund për të finalizuar largimin e ish mesfushorit të Liverpoolit. /Lajmi.net/