I bëjnë atentat, shpëton mrekullisht ish-sulmuesi i Juventusit

Darko Kovacevic, ishte viktimë e një atentati pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Greqisë, Athinë.

Sport

08/01/2020 12:45

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Lazios, Darko Kovacevic, ishte viktimë e një atentati pranë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Persona të panjohur i kishin ngritur pritë 46-vjeçarit, aktualisht pjesë e stafit drejtues të Olympiacosit, duke plagosur në këmbë me armë zjarri.

Ish-futbollisti serb është dërguar në spital për mjekim të specializuar, gjithsesi gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet se një person që gjendej brenda një Smarti, sapo doli nga automjeti, e qëlloi me pistoletë Kovacevicin në gju e më pas është larguar me shpejtësi, transmeton SS.

Vetë i dëmtuari është shprehur nga spitali se “kam parë një njeri të zbriste nga makina duke më drejtuar pistoletën. Erdhi drejt meje, qëlloi, por u përkula nga e djathta. U fut në makinë dhe u largua.”

Mësohet se një Smart është gjendur i djegur jo shumë larg banesës së Kovacevicit.