Pacientja me kancer merr flakë gjatë operacionit
Një paciente spitali vdiq pasi mori flakë gjatë një operacioni në një nga qendrat shëndetësore në Rumani.
Fun
Kirurgët përdorën një dezinfektant me bazë alkooli mbi gruan 66-vjeçare, përpara se të kryenin ndërhyrjen kirurgjike në pankreas, raporton BBC, transmeton lajmi.net.
Por më pas ata përdorën një bisturi elektrike, e cila ra në kontakt me alkoolin duke e vënë në flakë trupin e gruas në tavolinën e operacionit si rezultat.
Trupi i gruas u dogj 40%. Ajo ndërroi jetë një javë më vonë.
Policia ka nisur një hetim. Familja e viktimës i tha medieve se nuk u kishin treguar për faktin se ngjarja ishte kaq e rëndë, por ishin mjaftuar duke thënë se incidenti ndodhi aksidentalisht. /Lajmi.net/