U bllokua brenda shtyllës elektrike, teksa përpiqej ta merrte telefonin

Një burrë i bllokuar në shtyllë si rezultat i kërkimit të telefonit të tij të humbur është nxjerrë nga zjarrëfikësit nga Garditi i Francës.

Fun

29/12/2019 17:45

Burrin e pa një fqinj, i cili vërejti dy këmbë teksa vareshin përbrenda një shtylle elektrike në lagje, transmeton lajmi.net.

Autoritetet sqaruan se 23-vjeçari po përpiqej të merrte telefonin e tij, i rënë në një hapje të vogël të shtyllës elektrike.

Shërbimet e urgjencës detyruan të njoftojnë komunën për ta ndërprerë furnizmin me energji elektrike dhe për të prerë objektin me një sharrë elektrike, me qëllim që ta nxjerrin 23-vjeçarin nga hapësira.

Operacioni, siç bëjnë të ditur mediat e huaja, zgjati për më shumë se një orë. /Lajmi.net/