De Jong ‘tmerron’ Juventusin, ka këto fjalë për De Ligt

Matthijs de Ligt refuzoi Barcelonën gjatë verës, ndërsa ai zgjodhi për Juventusin, por Frenkie de Jong beson se ish-shoku i tij i skuadrës mund të bashkohet me Blaugranët në të ardhmen e afërt.

Sport

25/12/2019 13:00

Megjithatë, mesfushori holandez vuri në dukje se De Ligt mori vendimin e duhur për të kaluar nga Ajax tek Zonja e Vjetër.

”De Ligt mund të luajë për Barcelona në të ardhmen e afërt”, i tha De Jong De Telegraaf, transmeton lajmi.net.

“Të shkosh në Itali nuk e ndryshon faktin që ai mund të luajë për Barcelonën brenda disa viteve”.

“Ai ka marrë vendimin e duhur; ai po shkon mirë në Torino”. /Lajmi.net/