Shefi i Leipzig: Edhe Juventus pas Haaland

Juventus është skaudra më e re që është futur në garë për shërbimet e Erling Haaland.

Sport

23/12/2019 18:02

Erling Haaland është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë, pas formës së jashtëzakonshme të treguar me skuadrën e Salzburg.

Oliver Mintzlaf ka insistuar se Juventus janë një nga skuadrat e shumta që po interesohen për nënshkrimin e sensacionit norvegjez, Haaland, transmeton lajmi.net.

“Po, ne jemi takuar me të. Ne jemi të interesuar për lojtarin, kemi interesim të madh” ka thënë Mintzlaff, transmeton lajmi.net.

“Ai dëgjoi ofertën tonë dhe është i hapur për një lëvizje. Ai dëshiron të ndërrojë skuadër.”

“Nuk është e lehtë për ne. Manchester United, Juventus dhe Borussia Dortmund janë skaudrat në garë” ka shtuar tutje shefi i Leipzig.

Haaland së fundmi kishte udhëtuar drejt Anglisë, për një takim me zyrtarë të Manchester United, por ndonjë marrëveshje nuk është arritur.

Mbetet të shihet se çfarë do të zgjedh ylli norvegjez për të adhmen e tij. Opsionet janë të shumta në tavolinë. /Lajmi.net/