Guardiola flet lidhur me të ardhmen, nuk mendon për rinovimin me Man City
Pep Guardiola ka folur së fundmi lidhur me të ardhmen e tij tek Manchester City.
Sport
Trajneri spanjoll së fundmi është lidhur me një rikthim të mundshëm tek Barcelona, pas rezultateve të dobëta edhe tek skuadra nga La Liga, por edhe tek City i Pep.
Guardiola ka bërë të ditur se nuk është duke menduar për rinovimin e kontratës, pasi ka ende kohë për të menduar atë gjë.
“Mendoj se në futboll një vit e gjysmë është shumë për një trajner. Ne duhet të shohim së bashku si do të funskionojë, çfarë po ndodh. Kam thënë gjithmonë se është shumë mirë këtu për mua dhe sigurisht do të doja të qëndroja sa më shumë që është e mundur” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Pra, kjo është dëshira ime, por unë dua të jem i sigurt se kjo është më e mira për klubin, se ata më duan mua këtu për më gjatë. Do të ishin pesë vite në këtë klub, dhe në këtë kompeticion ato janë shumë, prandaj duhet të sigurohem se vendimi është i duhuri për dy anët” ka shtuar trajneri i City.
“Nuk ka nxitim. Nuk përfundon në tre muaj apo katër dhe klubi po punon perfekt në të gjitha departamentet, kështu që nuk është problem, sinqerisht” shtoi ndër të tjerash ish trajneri i Barcelonës.
Guardiola dhe Manchester City do të kenë punë sonte me skuadrën e Leicester City, në kuadër të Premierligës. /Lajmi.net/