Guardiola e konfirmon trajnerin e ri të Arsenalit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar që Mikel Arteta ka zhvilluar bisedime me Arsenalin për të pasuar Unai Emery në Emirates.

Sport

17/12/2019 16:21

Arteta është shfaqur si kandidati numër një për t’u bërë menaxheri i përhershëm i Gunners, pasi zhvilloi një takim me drejtorin e klubin Vinai Venkatesham në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Goal kupton se negociatat me dy palët do të vazhdojnë, me një vendim përfundimtar që do arrihet në fund të javës, përcjell lajmi.net.

Kur u pyet për të adresuar pozicionin e Artetës në një konferencë për shtyp të martën, Guardiola tha: “Unë e di atë që dini. Sot e pashë atë. Ai po udhëton, po”.

“Ne ishim të mençur për ta zgjedhur atë dhe tani të tjerët e dëshirojnë atë. Ai është një person i jashtëzakonshëm, një menaxher i mirë, kjo është arsyeja pse ai ka bërë mirë me ne”.

“Ai po flet me Arsenalin, kështu që unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”. /Lajmi.net/